Fadil Maloku, profesor universitar, përkatësisht sociolog i njohur, ka shkruar së fundmi se Shkëlzen Maliqi dhe Baton Haxhiu po e këshillojnë Kryeministrin Edi Rama, se si ta bashkojë Shqipërinë me Serbinë, transmeton Kosova Post.
Kështu është shprehur në një postim në Facebook, derisa e komenton vizitën e Ramës në Serbi, ku është duke e zhvilluar sonte.
Kryeministri Rama është pritur nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin që shkoi.
“Edi Ramoviq, më shpejt e bashkoj (lexo; e vuri në vazalitet të plotë!) Shqipërinë me Serbinë se sa me Kosovën!
Ku ka këtu logjikë e kuptim me i BESUE këtij Edi Kristaqit dhe këshilltarëve (si qifti i Shkelzen Maliqit dhe Baton Haxhiut) që më shumë e këshillojnê si me u bashkua me Serbinë gjakatare, se sa me Kosovën martire!? Ku?! Me jepni mendimet Tueja, Ju lutem, ngase une edhe mund te gaboj…” – ka shkruar Maloku.
Siç dihet, ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.