Manchester United është në prag të arritjes së një marrëveshjeje me Real Madridin për transferimin e mesfushorit brazilian Casemiro në Old Trafford.
Casemiro ka qenë në kontakt me klubin gjatë 24 orëve të fundit dhe me diskutimet mes dy klubeve që po ecin shpejt, Man United besohet se tani është afër një marrëveshjeje.
Sipas The Telegraph, 20 herë kampionët e Anglisë janë afër përfundimit të një transferimi prej rreth 70 milionë eurosh, me marrëveshjen që mund të realizohet në ditët e ardhshme, transmeton KK.
Casemiro ka edhe tre vjet kontratë në Madrid, por besohet se atij i është ofruar një pagë e madhe për të bërë lëvizjen në Old Trafford.
Sipas raportit, mesfushorit i është ofruar mundësia për të dyfishuar pagën e tij në rreth 9 milionë euro në sezon, me marrëveshjen e propozuar që do të zgjasë për pesë vjet.
Skuadra e Erik Ten Hag do të përpiqet të rikthehet nga humbjet e tyre të njëpasnjëshme në fillimin e sezonit të ri të Premier League.