Çavushoglu: Nuk do të lejojmë ndonjë ndryshim në statusin historik të Kudsit

Çavushoglu: Nuk do të lejojmë ndonjë ndryshim në statusin historik të Kudsit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu, tha se duhet të mundësojnë që autoritetet izraelite dhe ushtarët izraelitë të cilët drejtuan armët ndaj njerëzve të pafajshëm të japin llogari.

Takimi Përgatitor i Këshillit të Ministrave të Jashtëm e cila u organizua para Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Konferencës së Samitit Islamik të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), filloi me leximin e Kuran-it.

Çavushoglu, në fjalimin e tij si kryesues i seancës, i falënderoi pjesëmarrësve të cilët duke e pranuar ftesën e Turqisë kanë arritur në Stamboll për një kohë kaq të shkurtër. Ai rikujtoi se janë takuar në Samitin e Jashtëzakonshëm Islamik të organizuar në Stamboll me mikpritjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan më 13 dhjetor 2017.

Kryediplomati turk tha se duke i dhënë një mesazh të fuqishëm botës, njëzëri kanë shpallur se Jerusalemi është kryeqyteti i përhershëm i Shtetit Palestinez.

Ai duke theksuar se ngjarjet e turpshme që ndodhën në fillim të kësaj jave në Jerusalem dhe Palestinë janë pika e fundit që ka mbushur kupën, tha se në muajin Ramazan kanë hyrë me lajme të hidhura nga Palestina.

“Askush me ndërgjegje nuk mund të qëndrojë i heshtur ndaj kësaj tablo të turpit”, u shpreh Çavuşoğlu.

Çavushoglu tregoi se liderët sonte do të takohen në Samitin e Jashtëzakonshëm të OBI për të shprehur solidaritet me popullin palestinez dhe për të dënuar masakrën brutale për të cilën janë të ekspozuar. Ai tha se Ministrat e Jashtëm të OBI janë mbledhur që të bëjnë përgatitjet e samitit dhe të trajtojnë deklaratën përfundimtare që do të miratohet.

Ai theksoi se në deklaratë përsëri do të theksohet pozita qendrore e kauzës palestineze dhe Jerusalemit për ummetin Islam.

“Do dërgojmë mesazhin se nuk do të lejojmë ndonjë ndryshim në statusin historik të këtij qyteti të shenjtë”, tha Çavushoglu.

“Duhet të mundësojmë që autoritetet izraelite përgjegjës për masakrat dhe ushtarët izraelitë të cilët drejtuan armët ndaj njerëzve të pafajshëm të japin llogari”, tha ndër të tjerat kryediplomati turk.

Në mbledhje morën pjesë ministrat e jashtëm të 15 vendeve, ndër të cilat Bangladesh, Burkina Faso, Kazakistan, Liban, Maldivet, Arabia Saudite, Tunizi, Oman, Komoret, Libia, Azerbajxhan, Egjipt, Irak, Iran dhe Taxhikistan, shkruan aa. Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe./Kosova Post.

You may also like

Nisin punimet në vendkalimin mes Kosovës dhe Maqedonisë

Vendkalimi i shumëpritur Bellanoc-Stançiç, që në Malësinë e