Çekët ia dolën ta shënojnë një gol kundër Danimarkës, por kjo nuk u mjaftoi atyre, pasi ata u eliminuan nga gara për Euro 2020, shkruan Kosova Post.
Shënoi Patrick Shick, me të filluar pjesa e parë. Goli u shënua në minutën e 49-të të ndeshjes.
Ky qe goli i pestë i sulmuesit çek në Euro 2020.
Megjithatë, kjo nuk i ka mjaftuar Republikës Çeke, meqë ajo u eliminua nga gara. Danimarka tregoi më shumë karakter dhe aftësi strategjike. Pas Italisë dhe Spanjës, Danimarka është kombëtarja e tretë e cila e kalon fazën, për të ecur tutje në Euro 2020./KosovaPost/