Republika Çeke mund të dëbojë rreth 60 anëtarë të ambasadës Ruse në Pragë, nëse Rusia deri në mesditën e sotme nuk tërheqë vendimin për dëbimin e diplomatëve çekë të cilët janë shpallur persona ‘non grata’, tha Ministri i Jashtëm Çek Jakub Kulhanek për Lidove novine sot,transmeton Kosova Post.
“Bëhet fjalë për 60 persona. Qëllimi është që ky numër i stafit rus të korrespondojë me numrin e stafit që është tani në ambasadën tonë në Moskë – tha ministri çek, raporton TAS.S.
Praga pretendon se Moska ishte e përfshirë në shpërthimin në depon e municioneve në fshatin Çek Vrbetice në 2014, për shkak të së cilës autoritetet Çeke dëbuan 19 diplomatë rusë, duke pretenduar se ata janë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake./ Kosova Post/