Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës.
Çeku thotë se opozita që po e kritikon pushtetin për pranim të Asociacionit, “ajo e ka ratifikuar Asociacionin dy herë në Kuvend në këmbim të asgjëje”.
“Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë”, ka shkruar Çeku në Facebook.