Ceremoni madhështore: Ndahen çmimet e ‘Globit të Artë’

Ceremoni madhështore: Ndahen çmimet e ‘Globit të Artë’

Ndarja e çmimeve të ‘Globit të Artë’ (Golden Globe), që pranohet si lajmëtari i Oscar-it, u zhvillua me një mbrëmje madhështore në Los Angeles me prezantimin e komediografit të famshëm, Seth Meyers.

Në kategorinë e Dramës, çmimin për filmin më të mirë e fitoi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” me regji të Martin McDonagh. Aktorja protagoniste e filmit, Frances MacDormand fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë”.

Aktori anglez Gary Oldman, me rolin e Winston Churchill në filmin “Darkest Hour” fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në kategorinë e dramës.

Ndarja e çmimeve të ‘Globit të Artë’ (Golden Globe), që pranohet si lajmëtari i Oscar-it, u zhvillua me një mbrëmje madhështore në Los Angeles me prezantimin e komediografit të famshëm, Seth Meyers.

Në ceremoninë, ku Meyers iu referua me fjalët “elefanti nuk është në sallë” producentit të filmave amerikanë, Harvey Weinstein, që pretendohet se ka sulmuar seksualisht shumë gra në botën e kinematografisë, shumë aktore ishin veshur me të zeza.

Shumë aktore si Meryl Streep, Angelina Jolie, Emma Stone, Emma Watson, Sharon Stone pozuan në tapetin e kuq me fustane të zeza për të krijuar ndjeshmëri ndaj abuzimeve seksuale në sektorin e filmit dhe për të treguar se janë në solidaritet me viktimat e sulmeve seksuale. Disa aktorë kishin vendosur distinktiv ku shkruhej “Times up”.

Në kategorinë e Dramës, çmimin për filmin më të mirë e fitoi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” me regji të Martin McDonagh. Aktorja protagoniste e filmit, Frances MacDormand fitoi çmimin si “Aktorja më e mirë”.

Aktori anglez Gary Oldman, me rolin e Winston Churchill në filmin “Darkest Hour” fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” në kategorinë e dramës.

Ndërkohë që regjisori meksikan, Guillermo del Toro fitoi çmimin si “Regjisori më i mirë” me filmin “The Shape of Water”, filmi i drejtuar nga Fatih Akin, që jeton në Gjermani, “In the Fade”, mori çmimin e “Filmit më të mirë të huaj”.

Fituesit e Globit të 75-të të Artë janë:

Filmi më i mirë në kategorinë e dramës: “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Filmi më i mirë në kategorinë e Muzikalit/Komedisë: “Lady Bird”

Filmi më i mirë në kategorinë e Animimit: “Coco”

Aktorja më e mirë në kategorinë e dramës: Frances McDormand

Aktori mi i mirë në kategorinë e dramës: Gary Oldman

Aktorja më e mirë në kategorinë e muzikalit/komedisë: Saoirse Ronan

Aktori më i mirë në kategorinë e muzikalit/komedisë: James Franco

Aktorja më e mirë ndihmëse: Allison Janney

Aktori më i mirë ndihmës: Sam Rockwell

Regjisori më i mirë: Guillermo del Toro

Skenari më i mirë: “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”

Muzika më e mirë e filmit: “This is Me”

Filmi më i mirë i huaj: “In the Fade”

Kurse çmimet për televizionin janë:

Në kategorinë e serialit më të mirë të dramës: “The Handmaid’s Tale”

Në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: “The Marvelous Mrs. Maisel”

Mini-seriali ose Filmi më i mirë në televizion: “Big Little Lies”

Aktorja më e mirë në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: Rachel Brosnahan

Aktori më i mirë në kategorinë e serialit më të mirë muzikal/komedi: Aziz Ansari

Aktorja më e mirë në kategorinë e dramës në televizion: Elisabeth Moss

Aktori më i mirë në kategorinë e dramës në televizion: Sterling K. Brown

Aktorja më e mirë në kategorinë e mini-serialit në televizion: Nicole Kidman

Aktori më i mirë në kategorinë e mini-serialit në televizion: Ewan McGregor

You may also like

Trump: Përpjekjet e OPEC për të mbajtur të lartë çmimin e naftës, nuk do të pranohen

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me përpjekjet