Në seancën e sotme parlamentare, është trajtuar çështja e gazit, transmeton Kosova Post.
“Ramush aspak unë s’ia futa, por ia ke fut ti kur ke nënshkru këtë kërkesë për debat sot”, iu kundërpërgjigj Mimoza Kusari Lila, deputetit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt.
Ai paraprakisht tha që:
“Zonja Kusari-Lila bëri deformim faktit, ajo tha është rrit çmimi në Evropë, kriza është shkaktuar prej gazit. Po është gazi rus bre Mimozë, na nuk jemi tu u kyç në atë gaz, nuk jemi tu u bo pjesë e asaj krize, është gazsjellës tjetër pikërisht kundër atyre”, u shpreh Haradinaj paraprakisht, duke e nxitur reagimin e Kryesueses së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Kusari Lila.
Replika vijoi më pas, duke i tërhequr në vorbullën e saj edhe deputetë të tjerë, ndërsa vetë Haradinaj e mohoi ta ketë përdorur fjalën “ia futë!”./KosovaPost/