Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u takua në Ankara me ministren e Punëve të Jashtme të Holandës, Sigrid Kaag, e cila ndodhet për një vizitë pune në Turqi, transmeton Kosova Post.
Pas takimit, Çavusoglu dhe Kaag dolën në një konferencë të përbashkët shtypi.
Duke iu referuar administrimit të Aeroportit të Kabulit në Afganistan Çavusoglu tha: “Hapat që duhen ndërmarrë duhet të koordinohen së bashku. Kjo nuk është një çështje që Turqia ose Katari do të ndërmarrin vetëm. Zgjidhja mund të jetë me dy faza, një për fluturimet ushtarake. Me eliminimin e problemit në pistat e aeroportit, mund të përdoren për evakuimin e avionëve ushtarakë. Kështu, situata në aeroport mund të testohet. Kush do të marrë përgjegjësinë? Kushtet për këtë çështje kanë ndryshuar. Ka gjithashtu kërkesa nga talibanët dhe disa vende për të bashkëpunuar me ne. Ne po i vlerësojmë ato.”
Duke theksuar se në aeroport siguria duhet të vendoset në një mënyrë që të gjithë mund të jenë të sigurt, Çavusoglu tha: “Ne ua përcollëm këtë talibanëve. Siguria duhet të vendoset, veçanërisht brenda aeroportit. Ka kompani të specializuara për këtë. Duhet të merren masat paraprake në mënyrë që të gjithë të kenë besim në aplikime të tilla si skanimi i bagazheve dhe kalimi i njerëzve përmes pajisjeve”, tha ai.
Lidhur me marrëveshjen e emigrimit midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) (nënshkruar në vitin 2016), pyetjes: “Ka bisedime midis Brukselit dhe Ankarasë. Ka një ofertë të re prej 3 miliardë eurosh. A është Turqia e interesuar për këtë ofertë?”, ministri turk iu përgjigj duke thënë: “Në çështjen e afganëve nëse na thuhet ‘Ne po japim para për afganët, mbajini që të mos vinë”, ky nuk është bashkëpunim. Ne duhet të përditësojmë marrëveshjen për të mbuluar shumë çështje, përfshirë edhe kthimin e sigurt të sirianëve në vendet e tyre.”
“Në fund të fundit, është një problem social dhe politik, dhe BE -ja duhet të heqë dorë nga të kuptuarit se ne mund ta kapërcejmë këtë me formula të thjeshta”, u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.trt