Çfarë deklaron Majlinda Cakshiri për Gazmend Freitag?

Çfarë deklaron Majlinda Cakshiri për Gazmend Freitag?

Kurrë skisha ëndërruar që piktori i madh Gazmend Freitag do bënte portretin tim… Është e çuditshme por shumë herë e kam ndjerë kaq të ngrohtë… Kaq afër… Gishtat e gjatë të bardhë… Atë vështrim të qetë…

Sytë… Sytë e tij të gjitha i kanë parë… Të gjitha i kanë prekur… Sytë e tij asgjë si çudit, asgjë si bënë përshtypje… Se çdo gjë e përsosur nuk egziston në të vërtetë!!!! Egziston vetëm në sytë e tij… Në mënyrën që ai sheh botën… Çdo gjëje të ftohtë në letër u ka dhënë jetë… Janë sytë e tij… Është shpirti i tij…

Dhe unë që më duket që herë herë e ndjejë kaq afër… Sikur ndjejë aromën e trupit të tij, kam frikë ta takoj!!!! Kam frikë mos e zhgënjej.

Dy copa qielli sytë e tu! Herë kaltër herë gri! Qielli im i kaltër! Njëherë i kisha të gjitha… Kisha tokë dhe ecja i lire… Kisha bukë të zezë të shijshme me erë të djegur druri… Dhe një këngë të përhershme në buzë… Një ëndërr të fshehtë ngjyrash… Një pinel… Qielli im gri! Njëherë mi morrën të gjitha… Tokën ma përgjakën… Bukën ma shkelën dhe këngën ma bënë vajë… Dhe ika larg! I mallkuar në një gotë verë i harruar… Dy copë në kufi i copëtuar… Këmbët këtu dhe zemra atje. Si jetoj pa Atdhe? Qielli im i kaltër! Ti kurrë smë le! Ti ishe në sytë e mi. Lave lotët e përgjakura dhe nxorre në shpirtin tim Ylberin… Një tufë ngjyrash… Yjët më treguan rrugën e rikthimit… Eci eci dhe smbrrij dot kurrë!!! Me një ëndërr në gjoks… Me një pinel…

Piktori im i dashur Gazmend Freitag… Njerëz ka shume… shpirtëra pak… Shpirti yt i bukur është i pavdekshëm… Çfarë pe në këtë botë… çfarë preke… çfarë dashurove… çfarë shijove. Është ngjyra… është jetë… është lëvizje është vallzim… Është ajo që sjemi dhe duhet të bëhemi… Faleminderit që jeton… dhe na bënë të ndjejmë që jemi njerëz…

Gazmend Freitag: Majlinda Cakshiri

You may also like

Trump: Përpjekjet e OPEC për të mbajtur të lartë çmimin e naftës, nuk do të pranohen

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me përpjekjet