Diplomati rus Sergei Lavrov dhe kolegu i tij amerikan Anthony Blinken, biseduan në telefon dy ditë më parë, ndërsa lidhur me situatën në Ukrainën juglindore, Lavrov i bëri thirrje Blinken-it, që të mos përhapë spekulime për gjoja agresionin e afërt rus, por të detyrojë autoritetet në Kiev të zbatojnë plotësisht Marrëveshjet e Minskut, transmeton Kosova Post.
Ndryshe, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken do të takohen nesër në Gjenevë, konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë ruse, Maria Zaharova.
“Planet janë për të diskutuar draftet e dy marrëveshjeve që Rusia paraqiti më 15 dhjetor”, tha ajo në një konferencë për shtyp, raporton TASS./Kosova Post/