Në samitin e së hënës në Bruksel, udhëheqësit e NATO-s do të kërkojnë që presidenti Joe Biden të zotohet se Aleanca mund të llogarisë në mbështetjen e anëtarit e saj më të fuqishëm SHBA-në,pas katër viteve e të qenit pikë kritike nga presidenti Donald Trump, transmeton Kosova Post.
“Gjëja e parë që duhet të bëjë Joe Biden është të përkushtohet për mbrojtjen e përgjithshme dhe mbajtjen të bashkuar të NATO-s”, tha ish-zyrtari i lartë i NATO-s Jamie Shea, i cili ishte edhe në samitin e vitit 2018 në të cilin Trump paralajmëroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Alanca e NATO-s.
” Kjo thjeshtë tregon se sa e lehtë do të ishte për Shtetet e Bashkuara t’i kthejnë shpinën Aleancës,” tha Shea, i cili tani është në Organizatën Analitiko-Këshilluese ” Miqtë e Evropës”.
Ndërsa Biden pritet të dërgojë mesazhin tradicional amerikan se aleatët evropianë duhet të paguajnë më shumë për sigurinë e tyre, NATO, sipas Reuters, do të përpiqet të shkojë edhe më larg nga agjenda e politikës së jashtme të Trump “Amerika në radhë të parë”.
“Ky samit për Biden duhet të jetë një sinjal për botën që NATO është kthyer. Kishte kaq shumë zhurmë dhe ishte një kohë e vështirë. Por tani ne në fakt mund të flasim për gjërat që kanë rëndësi, duke përcaktuar sfidat e sigurisë në kohën tonë,” tha një diplomat i vjetër evropian në NATO.
Rusia, ndryshimi i klimës, Afganistani dhe teknologjitë e reja do të jenë në axhendën e samitit një ditor, i cili do të kulmojë në një sesion të posaçëm të liderëve, shkruan sputnik. NATO, e themeluar në 1949 për mbrojtjen e përgjithshme të anëtarëve të saj shënoi 70 vjetorin e saj në samitin në Londër në Dhjetor 2019./Kosova Post/