Ambiciet e Rusisë për shtrirjen e ndikimit politik, ekonomik, por edhe ato për zgjerim territorial, janë forcuar veçmas nën epokën e Vladimir Putin-it, shkruan Kosova Post.
I. Krimeja, histori ballafaqimesh perandorake
Krimeja, për të cilën Rusia ka pretendime se i takon asaj, e shquar dhe e cilësuar si udhëkryq perandorishë, është kthyer në një “mollë sherri” ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian.
Aktualisht, edhe pse e qeverisur nga Ukraina, ajo përbënë një vatër të rrezikshme të rindezjes së konfliktit ndërmjet ukrainasve dhe rusëve. Vetë popullata është e përzier etnikisht, ndërsa brenda kufirit janë gjetur ithtarë të Putinit. Më saktë, Gadishulli i Krimesë që është një pjesë e Ukrainës ka një popullsi multinacionale dhe histori të gjatë pushtimi. Ka qenë gjithnjë një udhëkryq kulturor dhe vatër konfliktesh. Perandoria Ruse e aneksoi Hanllëkun e Krimesë në treçerekun e fundit të shekullit të 18-të, pas disa luftërash të përgjakshme me Perandorinë Osmane.
Sot Ukraina, e përkrahur nga Perëndimi, po përpiqet që ta ruaj këtë pjesë të territorit, me çdo kusht dhe me çdo çmim.
II. Sa “sekonda” mund ta përballojë Ukraina një ballafaqim luftarak me Rusinë?
Kërcënimet e vazhdueshme dhe “fërkimet” e herë pas hershme në kufi, tregojnë që uria e Rusisë së Putinit për ta pushtuar këtë pjesë të territorit, nuk është shuar. Së fundi Ukraina iu është përgjigjur disa provokimeve me sulme me dronë. Disa sosh të blerë nga Turqia, mjaft të sofistikuar, e kanë shtyrë Rusinë që të reflektoj, por jo të tërhiqet përfundimisht.
Sido që të jetë, kur bie fjala për krahasime të potencialeve ushtarake, askush nuk e vë në dyshim që rusët do ta aneksonin këtë pjesë për pak orë. Çështje tjetër është, sa do ta mbanin nën sundim.
Fuqia ushtarake e rusëve, në krahasim me ukrainasit, është dukshëm më e madhe. Vetëm ushtarë aktiv Rusia i ka 1,013,000 në krahasim me Ukrainën e cila i ka 255,000.
Potenciali ushtarak i Rusisë, vërehet edhe ajër e tokë. Për më shumë, shihni videon:
https://www.youtube.com/watch?v=r5q6_LmW0xo