Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, para fillimit të Samitit në Gjenevë u takuan dhe u përshëndetën dorë më dorë, ndërsa interesimi i gazetarëve ishte i jashtëzakonshëm, transmeton Kosova Post.
Gjatë takimit të shkurtër që patën ata, nuk munguan edhe të qeshurat ndërmjet tyre.
Kështu ishte në një moment , kur gazetarëve dhe kameramanëve iu kërkua të largoheshin nga dhoma ku po mbahej takimi, Putini i tha diçka Biden me një buzëqeshje, pas së cilës ata të dy qeshën.
Kujtojmë se Joseph Biden dhe Vladimir Putin u takuan në Gjenevë në Villa La Grange dhe ky është takimi i tyre i parë zyrtar si dy presidentë.
Ndryshe sië është bërë e ditur negociatat do të përbëhen nga tre pjesë. Së pari, do të ketë një bisedë në një format të ngushtë, pastaj negociata në një përbërje të zgjeruar që do të ketë një vazhdim, formate të ngushta, një përbërje të zgjeruar, pastaj një pushim të shkurtër pas së cilës negociatat do të vazhdojnë.
Pas kësaj, palët do të organizojnë një konferencë shtypi, secila për presidentin e saj, dhe samiti do të përfundojë./kosova Post/
Linkun e videos e gjeni këtu poshtë:
https://t.me/sputniksrbija/2572