Kur veprimtari i lëvizjes kombëtare, Ushkin Hoti, do të dilte nga burgu i Dubravës ku Serbia po i mbante plot shqiptarë, shokët e tij ishin gëzuar pasi s’e kishin menduar se nuk do të shiheshin më.
Ekrem Kastrati, i cili i kishte kaluar dy vitet e fundit të burgut me profesorin Ukshin Hoti, thotë se “e kemi ditë që në aso rrethana ka me ndodhë diçka e keqe”.
Në 23-vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, Kastrati e ka përshkruar momentin e përshëndetjes me të. I mban mirë dhe sot i kujton fjalët e fundit të profesorit.“Atë ditë kur është liruar ne kemi dalë të gjithë në korridor, rresht dhe e kemi përshëndetur, i kemi uruar gjëra të mira”.
“Ai na ka thënë që qëndroni edhe pak se sigurishtushin h do të liroheni dhe do të shihemi jasht në liri”, tha Kastrati.
Ai flet për imazhin e fundit të Ukshin Hotit, i cili i ka mbetur në mendje tash e 23 vjet.
“Kemi dalë në dritare, kemi pa, ka shkuar deri në fund të derës së oborrit, ka qenë i shoqëruar nga gardianët dhe më pas si të gjithë të tjerët, nuk dimë më gjë për të”.Kastrati tha se Ukshin Hoti nuk e kishte pritur me entuziazëm lirimin e tij. Ai thotë se “situata e sigurisë ka qenë skajshmërisht e keqe”, pasi thotë se “burgu i Dubravës ka qenë i rrethuar me struktuara paralale apo paraushtarake”. Përreth, ai thotë se kanë qenë “ndoshta kriminelët më të mëdhenj të Serbisë”.
“Ne kemi qenë të bindur që te dera e presin Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe se do ta çojnë te familja e tij”, tha Kastrati në T7.