Një prej sportistëve më të suksesshëm në historinë e futbollit, ka dhënë tashmë kumtin për largimin e tij nga klubi me të cilin u identifikua, që nga fillimi i karrierës, shkruan Kosova Post.
Lionel Messi, për shumë nga tifozët e futbollit, anekënd rrokullisë, mbetet më i suksesshmi në të gjitha kohërat. Ata që nuk pajtohen, kanë pak argumente për ta kundërshtuar këtë konkluzion.
Argjentinasi, bashkë me portugezin Cristiano Ronaldo, kanë dominuar në podiumin e më të mirëve në dekadat e fundit.
Por për dallim nga portugezi, argjentinasi të gjitha sukseset e deri tashme i ka grumbulluar duke i shërbyer ekipit katalan – Barcelonës.
Ai ka fituar gjithçka, me përjashtim të trofeut të Kupës së Botës.
Në ekip pati rastin ta ndaj zhveshtoren me fantazistin Ronaldinh-o dhe të mësoj nga ai. Pastaj me spanjollët Xavi e Iniesta, me francezin Thiery Henry dhe me shumë të tjerë, shkruan Kosova Post.
Messi ka pasur performanca të paharrueshme me Barcelonën, duke gjunjëzuar ekipe kundërshtare të forta. Ai i ka “thyer” mbrojtësit më të njohur, i ka turpëruar portierët më të famshëm, duke dribluar, depërtuar dhe shënuar gola fenomenalë.
Barcelona, tashmë ka humbur futbollistin më të madh në historinë e saj. Mohikanin e saj të fundit! Ai ka vendosur të ndërroj klub.
“Klubi ka një borxh shumë të madh dhe nuk dëshiron të hyjë në borxhe të tjera. Pse ta zgjas më shumë kur është e pamundur”, tha ai i emocionuar në konferencën për shtyp.
Në videot e mëposhtme, mund t’i gjeni të koleksionuara disa nga veprat e tij të artit, të lëna në fushën e gjelbër:
https://www.youtube.com/watch?v=oGKLMz4OVeE