Nesër pritet mot më i mirë, transmeton Kosova Post.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), vranësirat vende-vende parashihen të sjellin edhe riga shiu.
Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes. /KosovaPost/