Presidenti rus Vladimir Putin i është drejtuar sot kombit, ku tha se “Perëndimi dëshiron të shkatërrojë vendin e tij” dhe se këtu “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.
Gjithashtu bëri të ditur se Rusia mbështet referendumet në rajonet që kontrollohen nga forcat separatiste pro-ruse që mbështeten nga Kremlini, transmeton Telegrafi.
E ajo çfarë alarmoi më së shumti botën është mobilizimi i pjesshëm i rezervistëve në luftën e Ukrainës, dhe kërcënimet që i bëri në llogari të gjithë atyre që Putin beson se po “minojnë paqen”.
E termi i mobilizimit të pjesshëm ushtarak përdoret praktikisht në tërë botën, por dallon nga vendi në vend me disa gjëra.
Në rastin e Rusisë, ashtu siç ka thënë Putin, mobilizimi i pjesshëm ushtarak nënkupton se rezervistët do të thirren që të shërbejnë në luftë