Seanca e Kuvendit tashmë ka filluar, ndërsa edhe është formuar komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve, për të vazhduar pastaj edhe me pikat tjera të rendit të ditës.
Pra, ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, post ky të cilin sipas të gjitha gjasave do ta marrë në drejtim Glauk Konjufca, ish-ministër i Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës.
Por, para se të marrë këtë post, Glauk Konjufca, duket se merr mendimet e kolegeve të tij, ndërsa zhvillon një bashkëbisedim të këndshëm me Arbërie Nagavcin, Mimoza Kusari e deputete të tjera fermra të Vetëvendosjes.