Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, me rastin e festave të fundvitit ka publikuar një video-mesazh përmes së cilit përveç urimeve ai kujton se festat edhe këtë vit janë pak më ndryshe dhe porosit të festohet me kujdes.
“Edhe këtë vit festat vazhdojnë të jenë pak më ndryshe se vitet tjera sepse pandemia COVID-19 ende nuk ka përfunduar”, thotë Latifi.
Ai ka thënë se në këto momente, ndyshe nga një vit më parë, tani e kemi në duart tona mundësinë e mbrojtjes nga virusi pandemik.
“Tash ne kemi në duart tona forcën dhe mënyrat më të mira për t’u mbrojtur nga COVID-19, vaksinimin”.
Tutje ka shtuatar Latifi se tashmë ekzistojnë mundësitë ideale për vaksinimi duke nisur nga aeroporti i Prishtinës dhe pikat kufitare e deri në qendrat e vaksinimit në secilën komunë kosovare.