Sot në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, është diskutuar çështja e bartjes së shamisë, në institucionet publike shkollore, shkruan Kosova Post.
Përpara këtij komisioni ka raportuar Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.
Ajo u pyet nga deputetët nëse e ka në plan që udhëzimin administrativ, versioni i parë i të cilit është përpiluar në vitin 2010, i cili ua ndalon vajzave bartjen e shamive në shkollat publike, ta ndryshojë ose shfuqizojë.
Ministrja Nagavci, pranoi që çështjen ta diskutojnë me grupet e interesit, dhe faktorë të tjerë relevantë, në mënyrë “që të mos japim deklarata të cilat shkojnë në kurriz të fëmijëve.”
Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje (LV), partia prej nga vjen Nagavci, ka pasur qëndrim të qartë prej vitesh për sa i përket kësaj çështjeje.
Kryeministri Albin Kurti, në një iftar të organizuar në vitin 2017-të pat thënë se LV është “kundër ndalimit të mbajtjes së mbulesës”.
Kjo është deklarata e tij e thënë mjaft qartë atëbotë:
Por ky rast i vitit 2017-të, nuk është i pari. Qëndrime PRO bartjes së shamive në institucionet publike shkollore, Kurti i ka edhe më të hershme.
Një kërkesë e kahershme e besimtarëve muslimanë, ka të bëjë edhe me shfuqizimin e këtij udhëzimi administrativ diskriminues./KosovaPost/