Në debatin e sotëm parlamentar, ku temë diskutimi ishte puna e Qeverisë Kurti II, në 1oo ditët e saj të para, pati shumë përplasje e diskutime të zjarrta, shkruan Kosova Post.
Deputeti Eman Rrahmani, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në një moment ka ndërhyrë gjatë debatit dhe i ka justifikuar deputetët opozitarë.
“Heqje privilegjesh, shkarkime bordesh të afërmve të tyre, pamundësinë për me përfitu subvencione, donacione, përfitime të ndryshme, po i kuptojmë gjithë këto sjellje të opozitës” – ka thënë ai.
Sipas tij, opozitarët janë duke u mësuar ngadalë, ngadalë “duhet me fillu me jetue pak ma ndryshe”.
Këto deklarata nxitën reagime edhe më shumë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Deputeti Mërgim Lushtaku i është kundërpërgjigjur duke thënë se:
“Shqetësimi i vetëm i yni është që ju e keni rrejt qytetarin gjithë këto vite, se keni me ba mrekulli kur të vini”.
Debati parlamentar përfundoi para pak çastesh, ndërmjet përplasjesh e lëvdatash të deputetëve./KosovaPost/