Çfarë thonë Spartak Ngjela, Lisen Bashkurti e Agim Nesho për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Cakaj? (Video)

Çfarë thonë Spartak Ngjela, Lisen Bashkurti e Agim Nesho për mosdekretimin e ministrit të Jashtëm Cakaj? (Video)

Çështja e mosdekretimit të kandidaturës së propozuar për ministër të Jashtëm Gent Cakaj nga ana e Presidentit të Republikës mund të zgjidhet përmes gjykatës.

Në këtë pikë u bashkuan Spartak Ngjela, Lisen Bashkurti e Agim Nesho gjatë diskutimit në emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici. Sipas Spartak Ngjelës, veprimi i kreut të shtetit mund të konsiderohet si shkelje kushtetute por edhe kreu i shtetit ka motivin e tij në këtë rast.

“Duhet të jemi të matur, çohet në gjykatë. Politikisht i jap të drejtë që ai ka shkelur Kushtetutën, ama motivin e ka. A ka një krahasim? Ka. Se po të ketë të drejtë të mos dekretojë ministrin, atëhere ka të drejtë të mos dekretojë edhe kryeministrin pasi ka dalë nga zgjedhjet. E bën dot? Duhet të zgjidhet në gjykatë” tha Ngjela.

Të njëjtin mendim ndau edhe Agim Nesho, sipas të cilit, veprimi i kreut të shtetit mund të kosinderohet formalisht si shkelje por motivi është për mbrojtjen e interesit kombëtar.

“Është aspekti formal, e shpjegoi mirë avokati por është edhe pjesa substanciale që e justifikon një veprim të tillë. E ka bërë për mbrojtjen e interesit kombëtar” tha Nesho.

Ndërsa Lisen Bashkurti evidentoi se në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një problem diplomatik por vetëm  një problem i brendshëm. Bashkurti evidentoi se në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, kreu i shtetit ka bërë si rrallëherë një dekret me shumë shpjegime ligjore.

“Është problem i brendshëm dhe jo problem diplomatik. Presidenti është garant i Kushtetutës por edhe i referohet ligjeve dhe legjislacionit. Bazuar në këto instrumente jam dakord që është ana juridike e Kushtetutës e tregon që ka Çështje që Kushtetuta jonë nuk i ka rregulluar. Ne kemi probleme edhe kushtetuese, edhe ligjore në këtë aspekt dhe në kushtet kur mungon Gjykata Kushtetuese, duket që Presidenti ka bërë përpjekje për ta shoqëruar me argumentime.Nuk jemi mësuar të kemi një dekret me kaq shumë shpjegime. Ai po bën përpjekje, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që të japë argumente ligjore për vendimin e tij” tha Bashkurti.scan