Çfarë thotë Mogherini në lidhje me çështjen e Jerusalemit?

Çfarë thotë Mogherini në lidhje me çështjen e Jerusalemit?

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini, theksoi se është shqetësues vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për njohjen e Jerusalemit si “kryeqytet të Izraelit”, duke shtuar se “vendimi i presidentit Trump mund të na sjell në periudha më të errëta”, shkruan (AA), transmeton Kosova Post.

Në takimin ditor me mediet, të mbajtur në Komisionin Evropian, Mogherini theksoi se qëllimi kryesor i BE-së është që Jerusalemi të jetë mjet për arritjen e zgjidhjes me dy shtete për krizën e Lindjes së Mesme, ashtu që do të jetë kryeqytet edhe i Izraelit edhe i Palestinës.

“Njëzet e tetë vende – anëtare të BE-së pajtohen se zgjidhja e vetme reale është me dy shtete, dhe se Jerusalemi duhet të jetë kryeqytet i dy vendeve”, theksoi Mogherini.

Mogherini theksoi se në takimin e realizuar javën e kaluar, me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, ka transmetuar qëndrimin e qartë dhe vendimtar të BE-së rreth kësaj çështjeje. Ajo u përqendrua edhe në rëndësinë që sërish të fillohet me procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Vendimi i presidentit Trump mund të na sjellë në periudha më të errëta”, tha Mogherini. Duke u bërë thirrje të dyja palëve për përmbajtje, Mogherini tha se Jerusalemi është një çështje që prek tërë bashkësinë ndërkombëtare. Ajo paralajmëroi se çështja e statusit të Jerusalemit do të jetë tema kryesore e bisedës gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, që të hënën do të arrijë për vizitë në Bruksel.

You may also like

Dyqani palestinez ndalon hyrjen e amerikanëve

Gjatë periudhës së nazizmit ishin tregtarët gjermanë ata