I ftuari në programin e mëngjesit të Happy TV, Ivica Daçiq, foli për ngjarjen e fundit që e kishte befasuar dhe tronditur, transmeton Kosova Post.
Ai, tha se ishte shokuar nga letra që kishte arritur në kabinet nga një emër i panjohur për të.
Gjoja një vajzë 20-vjeçare nga Londra dërgoi një letër në të cilën ajo pretendon se ajo dhe vëllai i saj janë fëmijët e tij që nuk i kishte pranuar Daçiq.
Ajo, në atë letër kërkon nga Kryetari i Kuvendit që t’i njohë ata si fëmijë të tij dhe të paguan ushqim për ta!
Me atë rast, Daçiq, tha se habitet me disa njerëz që janë në gjendje të bëjnë të tilla gjëra për të tërhequr vëmendjen e publikut./K.Post/