Serxho Aguero po pret me padurim të zbresë në fushën e lojës me Barcelonën. Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe tani kërkon që të ndihmojë skuadrën për të fituar trofe. Ai tregon momentin e largimit të Mesit, por edhe bisedat me të.
RIKUPERIMI – “Jam duke ecur mjaft mirë. Sigurisht që javën e ardhshme do të zbres edhe në fushën e lojës. Nuk ka një datë fikse kur do të rikthehem, por realiteti është që po rikuperohem mirë. Tani nuk ndiej dhimbje, por duhet të bëj kujdes kur nis stërvitjen dhe kur luaj. Mund të më tradhtojë sërish. Më mirë t’i mbush javët që duhen për të pritur. Rezonanca e fundit ka dalë mjaft mirë”.
LARGIMI – “Nuk e di nga doli ky lajm. Kur firmosa unë, Leo ende nuk kishte firmosur. U krijua një lajm kot sikur kisha klauzolë, por asgjë nuk është e vërtetë. Thjesht dëmtimi më prishi momentin që po kaloja”./Panorama.al