Chelsea bën humbjen e parë të sezonit, ja çfarë thotë Sarri

Chelsea bën humbjen e parë të sezonit, ja çfarë thotë Sarri

Chelsea humbi mbrëmë kundër Ëolves me rezultatin 2-1 duke prishur serinë prej 14 ndeshjesh pa humbje.

Djemtë e drejtuar nga Sarri e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Loftus Cheek në minutën e 18.

U deshën vetëm 4 minuta që atmosfera e londinezve të shkatërrohej. Në minutën e 59 do jetë Jimenez ai që do barazojë kurse në të 63 do shënojë golin e fitore Jota.

Sarri u shpresh shumë i mërzitur nga rezultati i takimit. “Ne e kishim ndeshjen në kontroll, por pas golit të parë të tyre që ishte aksidentalisht shikuan që ekipi kundërshtar mori frenat e lojës. Ne po luanim jashtë distancave, nuk po luanim futbollin tonë” përfundoi intervistën Sarri pas ndeshjes.

Chelsea aktualisht ndodhet në vendin e katërt me 31 pikë po aq sa Arsenal i vendit të pestë dhe 2 ,ë pak se Tottenahm i vendit të 3. Liverpool dhe Manchester City janë shkëputur dhe konkurojnë më njëra-tjetrën për titullin kampion.