Klubi i Chelsea do të ketë dy pronarë të rinj. Në Zvicër janë të sigurt për shitjen e “Bluve të Londrës” te Hansjörg Wyss dhe Todd Boehly.
E përditshmja helvete, Blick raporton se dy manjatët zviceran dhe amerikan kanë fituar tenderin për blerjen e Chelsea për shumën e 3.5 miliardë paundëve.
Dështon në këtë mënyrë tentativa e blerjes së klubit të njohur nga ana e Sir Jim Ratcliffe, njeriut më të pasur në Angli.
Kampionët në fuqi të Europës do të kalojnë në pronësi të dyshes Wyss-Boehly, të cilët presin me padurim firmosjen e dokumenteve zyrtare.
Më pas pritet vetëm miratimi i ndryshimit të pronësisë së Chelsea nga qeveria angleze, që ka bllokuar asetet e Roman Abramovich pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë.