Chelsea është në kërkim të marrjes së shërbimeve të mesfushorit të Real Madrid, Casemiro, në afatin kalimtar të kësaj vere.
Një mesfushor mbrojtës natyral ka qenë pjesë e listës së dëshirave të transferimeve të Chelseat prej vitesh, por tani kanë bërë shumë punë për transferimin e 30-vjeçarit, i cili nënshkroi një kontratë të re me Realin gushtin e kaluar, raporton 90Min, transmeton KK.
Megjithatë Los Blancos hezitojnë të shesin Casemiron, me Carlo Ancelottin që me ngulm dëshiron të mbajë së bashku treshen e tij të famshme të mesfushës, së bashku me Luka Modriqin dhe Toni Kross.