Gianluigi Donnarumma është nga ata portierë që të jep siguri për më shumë se 10 vite. Për të mbërritur tek ai nuk është e lehtë. Në mes është Mino Raiola dhe dashuria e tij për Milanin, por në anën tjetër paratë kanë rolin e tyre.
Kontrata e tij me kuqezinjtë i përfundon në qershorin e këtij vitit dhe Milani po tenton ta bindë për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Çështja e pagës, ose e një klauzole (përflitet për 40 milionë euro) që e lejon atë të largohet, mbetet për t’u diskutuar ende.
Raiola sigurisht nuk po rri duarkryq, sikurse edhe Chelsea. Londinezët e duan portierin Donnarumma në vend të Kepa Arrizabalaga, për të cilin paguan një “mal” me para dhe i zhgënjeu.
Sipas mediave italiane, raportojnë se “Blutë e Londrës” kanë gati një ofertë super për italianin.