Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Deerek Chollet, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin plotësisht propozimin e BE-së, për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Këtë deklaratë Chollet e bëri gjatë një telefonate që pati me presidentin serb, Aleksnadar Vuçiq.
Me këtë rast ai theksoi se pret që takimii nesërme në Bruksel të jetë konstruktiv, me progres të dukshëm drejt marrëveshjes së përgjithshme.
Diplomati amerikan duke i përcjellë kryetarit serb qëndrimet e Uashingtonit zyrtar para takimit të nesërm në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti theksoi se “marrëveshjet e nënshkruara më parë në procesin e dialogut duhet të zbatohen, që nënkupton edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Presidenti Vuçiq tha se pret një takim shumë të vështirë, por se Serbia është e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe se në këtë kontekst është e gatshme të punojë në konceptin dhe zbatimin e planit të propozuar me kufizime të përcaktuara qartë”, bën të ditur zyra për media e tij.
Një bisedë telefonike Chollet pati të shtunën edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë së cilës tha se tash është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Po ashtu Chollet u shpreh se të dyja palët dueht të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.