Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli në telefon me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për situatën rreth Ukrainës dhe përpjekjet diplomatike për de-përshkallëzimin, transmeton Kosova Post.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, deklaroi se Austin dhe Stoltenberg shkëmbyen mendime për kontaktet e fundit diplomatike me Rusinë dhe domosdoshmërinë, siç u tha, “de-përshkallëzimi nga ana e Rusisë”.
U theksua rëndësia e ruajtjes së fortë të parandalimit dhe forcimit të mbrojtjes dhe u theksua se veprimet e Rusisë do të kenë efekt të kundërt nga sa ishte planifikuar – një NATO më e fortë dhe më e bashkuar, e cila, siç u tha, pengon dhe mbron nga agresioni përgjatë kahut lindor të Aleancës.