Forcat Speciale janë njësi elitare, të specializuara për operacione të vështira. Rangimi i tyre, për rrjedhojë, është i vështirë, shkruan Kosova Post.
Megjithatë në një artikull të paradokohshëm të Business Insider, janë zgjedhur 8 prej tyre, të cilat konsiderohen ndër më specialet.
Kjo është lista:
8. SSG Pakistan, janë të njohura me emrin “Lejlekët e Zi”, për shkak të mbulesave unike të komandos. Trajnimi thuhet se përfshin një marshim prej 36 miljesh në 12 orë dhe një vrapim prej 5 miljesh në 50 minuta me ngarkesë të plotë.
Në tetor 2009, komandot e SSG kryen një operacion të vështirë në një zyrë, dhe shpëtuan rreth 40 njerëz të marrë peng nga militantë të dyshuar talibanë.
7. Forcat Speciale të Spanjës, siç dihet që nga viti 2009 – kanë qenë, llogariten një nga forcat speciale më të respektuara të Evropës.
Fitimi i beretës së gjelbër, pjesë e uniformës së kësaj njësie, megjithatë, është mjaft sfidë. Shkalla e dështimit të kandidatëve është rreth 70% deri 80%. Nuk është e pazakontë që 100% e rekrutëve të rinj që priten të refuzohen.
6. Forcat Alpha Group të Rusisë është një nga njësitë më të forta speciale në botë. Kjo njësi elitare antiterroriste, u krijua nga KGB në vitin 1974.
Por këto forca, në veçanti, u kritikuan gjatë krizës së pengjeve në Moskë 2002, në të cilën të paktën 120 pengje vdiqën nga efektet e një gazi të përdorur për të nokautuar militantët që kishin kapur një teatër.
5. Forcat e Xhandarmërisë Francës, GIGN, konsiderohet super-elitare, po ashtu. Grupi është njësia shumë e fortë dhe e trajnuar posaçërisht për t’iu përgjigjur situatave të pengjeve. Ajo pretendon të ketë liruar më shumë se 600 njerëz që kur u formua në 1973. Është rrebsisht e ndaluar në Francë, që anëtarëve të kësaj forcave, t’iu bëhet fotografi.
Një nga episodet më të jashtëzakonshme në historinë e GIGN është një operacion i kryer në qytetin e shenjtë të Mekës në vitin 1979. Për shkak që ligji në Arabi, ua ndalonte hyrjen jomuslimanëve në qytetin e shenjtë, një ekip prej tre komandosh të GIGN u konvertua për një kohë të shkurtër në Islam, përpara se të ndihmonin Forcat e Armatosura Saudite, për ta rimarrë sërish rimarrjen e xhamisë.
4. Forcat Speciale të Izraelit, janë një tjetër njësi elitare në botë. Për objektiv kryesor kanë mbledhjen e informatave, për të vepruar shpesh thellë pas vijave të armikut. Gjatë kampit të përzgjedhjes (Gibbush), rekrutët e ardhshëm durojnë ushtrime stërvitore të ashpra ndërsa monitorohen vazhdimisht nga mjekët dhe psikologët. Vetëm më të fortët ia dalin.
Në vitin 2003, një shofer izraeliti i taksisë, Eliyahu Gurel, u rrëmbye pasi transportoi katër palestinezë në Jeruzalem me kabinën e tij. Por njësia Sayeret Matkal e gjeti dhe e shpëtoi atë nga një gropë 10 metra në një fabrikë të braktisur në një periferi të Ramallahut.
3. Shërbimi Ajror Special Britanik, i njohur si SAS, janë njësi e fortë, e specializuar dhe e dëshmuar në operacione të ndërlikuara ushtarake. Shenjat e tyre mbajnë shprehjen “Kush guxon të fitojë”. I pyetur për rëndësinë e rolit të SAS në luftimet në Irak, gjenerali amerikan Stanley McChrystal qe shprehur: “Thelbësore. Nuk mund t’ia kisha dalë pa to!”
2. Në Britani ekziston edhe një tjetër forcë speciale, ekuivalente e të parës e njohur si SEAL-s, Shërbimi Special i Anijeve. Procesi i përzgjedhjes përfshin një provë rraskapitëse të qëndresës, trajnim xhungle në pyjet me shi të Belize dhe trajnim për të luftuar për mbijetesë, duke e përfshirë edhe marrjen në pyetje intensive të kandidatëve.
1. Vula e Marinës Amerikane është padyshim forca kryesore e operacioneve speciale. Krijuar në 1962, operacionet deti, ajër dhe tokë. Veçmas pas 11 shtatorit, durojnë ushtrime në temperatura të jashtëzakonshme, për t’u stërvitur për operacionet e vështira./KosovaPost/