Refluksi (ezofageal) është rikthim i acidit klorhidrik nga stomaku në ezofag. Kjo ndodh si pasojë e veprimit joefikas të sfinkterit të ezofagut.
Refluksi shkakton disa irritime në ezofag dhe si pasojë ezofagu bëhet i paaftë të mbrohet duke u ekspozuar vazhdimisht ndaj acidit të stomakut.
Simptomat e refluksit:
Ankesa për djegie dhe urth në stomak
Ujë i thartë dhe i hidhur në gojë
Gromësirë
Ënjtje
Kthimi i ushqimit të konsumuar në gojë
Humbje peshe
Djegie në gjoks
Erë e keqe e gojës
Farangjit kronik
Astma alergjike,
Sinusiti kronik dhe
Prishje e dhëmbëve
Disa nga ushqimet që nuk duhen konsumuar ose konsumuar më pak në keni shqetësime të refluksit mund të renditen si më poshtë:
Ushqime shumë të nxehta dhe shumë të ftohta
Çaj i errët, kafe
Cola dhe pije të gazuara
Cigare
Margarinë
Patate të skuqura, rosto, ushqime të yndyrshme, salca me vaj, ushqime brumi që përmbajnë yndyrë si pogaçe, pasta apo krem dhe kajmak
Karamele yndyrore, hallvë, llokume, arra dhe fruta të tjera të ngjashme
Qepë, hudhër, salca të ndryshme dhe ushqime pikante,
Patate të skuqura dhe pure patatesh,
Ushqime që prodhojnë gaz si groshët, qiqrat, thjerrëzat, lakra, lakra brukseli, lulelakra, etj
Agrumet, portokalli, mandarina, grejpfruti (qitro), limoni, rrushi, shalqinj dhe pjepri,
Çokollatë,
ushqime të tharta,
domate,
Luleshtrydhe, boronicë, rrush i zi me fara.
Kurse ushqimet e rekomanduara janë:
Çaj i çelur, çajra bimor,
Kefir, kos me pak yndyrë dhe kos probiotik,
Mish i zier, i pjekur në skarë, i pjekur në furrë, pulë, peshk,
Vezë të ziera, djathë feta, djathëra me pak yndyrë,
Oriz, makarona,
Perime të gatuara,
Ëmbëlsirat me qumësht, ëmbëlsirat me fruta,
Vaj vegjetal,
Bukë gruri ose thekre,
Mollë, dardhë, banane, pjeshkë, qershi, rrush,
Brokoli,
Lëng karote dhe karrotë,
Ushqime të pasura me fibra,
Djathë,
Çaj kamomili,
Fasule,
Xhenxhefil, qimnon, rigon, trumzë.
Qumështi redukton ankesat e refluksit
Përtypja e çamçakëzit pa sheqer është gjithashtu efektive ndaj ankesave të refluksit
Ndërsa sugjerimet tona të tjera për të reduktuar ankesat e refluksit mund të rendisim si më poshtë:
- Zvogëloni porcionet në pjatën tuaj: Duhet të preferohen ushqimet që reduktojnë ankesat e refluksit dhe stomaku nuk duhet të mbushet më shumë se ç’duhet, pasi kjo bën që ushqimi të rikthehet lehtësisht në ezofag.
- Mos flini pasi keni ngrënë: Duhet pasur kujdes që të mos shtriheni menjëherë, por të paktën dy orë pas ngrënies. Sepse në këtë mënyrë, këndi ndërmjet stomakut dhe ezofagut zhduket.
- Mos hani shpejt: Është e rëndësishme që personamet me refluks të përtypin çdo kafshatë për një kohë të gjatë. Përveç kësaj, të ngrënit ulur, jo në këmbë, ofron një mbrojtje efektive.
- Keni një lartësi jastëk prej 30 cm: Koka duhet të mbahet mbi nivelin e stomakut në mënyrë që të parandalohet ikja e lëngjeve gastrike mbrapsht gjatë natës.
- Humbni peshë: Ankesat e pacientëve me refluks me probleme mbipeshe janë sa më të shpeshta, ashtu edhe më të rënda. Prandaj duhet pasur kujdes që të jeni në peshën ideale.
- Pini shpesh shumë ujë: Pirja e ujit duke pirë gllënjka në intervale të shpeshta gjatë ditës ka një efekt reduktues në ankesa.
- Lëvizja: Shëtitjet e shkurtra 15-20 minuta pas darkës janë relaksuese dhe shumë të dobishme për pacientët.
- Krijimi i një plani të duhur të ushqyerjes dhe dhënia e rëndësisë në orarin e vakteve janë detajet më të rëndësishme që do të ndihmojnë në reduktimin e ankesave për refluks.
- Është e nevojshme të shmangni rrobat që shtrëngojnë zonën e belit.
- Personi që vuan nga këto shqetësime duhet të shmangë lëvizjet fizike menjëherë pas ngrënies.Dr. Mehmet Uçar.