Shkruan: Agim Vuniqi

Ne kemi më shumë frikë nga puna e keqe e të paaftëve se sa nga makinacionet e të pabesëve

Serbia dhe Kosova po bëjnë gara me flamuj në Kosovë, shpesh kur arsyetohen flamujt serbë në Kosovë dhe “Zajednica” thuhet edhe shoqatat kanë flamuj, OJQ-të e rrokopendla të tjera, varet nga qëllimi politik…! Ky pushtet marionet është i angazhuar në atë drejtim vetëm të arsyetoi dështimet dhe lëshimet e njëpasnjëshme në dobi të Serbisë

Duke lexuar portalet në gjuhën shqipe lexuesi hasë në lajme të kobshme të humbjes së jetërave të rinjeve shqiptarë në aksidente trafiku, në therrjet e shpeshta me mjete të ftohëta, apo në luftërat e te tjerëve, ajo që vërejta në rastet më të shpeshta është mallkimi i tyre, mendoj që këtë klimë e kanë krijuar edhe institucionet e papërgjegjëshme, të cilat janë të gatshme të rrënojnë te ardhmen e vendit vetëm për një përkdhelje të ndonjë diplomati të huaj të rendit të dytë, apo të tretë. Mendoj sa ka vleftë jeta e të rinjëve në Kosovë kur liderët e vendit si mjet politikë ka sharjen dhe fyerjen e tyre, por edhe prindëve të tyre, për të treguar fuqinë e pushtetit: ba n’paç çka me ba, duke lënë anash edhe si mundësi gjykimin e atyre tē cilët bënë krime kundër njerëzimit, tashpërtash kërkesa të tilla nuk ka.

Çështja është që politikanët duhet te marrin vendime te guximshme politike për të ndihmuar qytetarët, jo t’i fyejnë e t’i ofendojnë publikisht duke përdorë fjalor rrugësh. Si duket politika e cila ka koketuar me krimin e organizuar dhe korrupsionin, është edhe vet prodhuese e dobësive të vërejtura shoqërore, nuk është e vëmendëshme të ndërmarrë ndonjë aktivtet masash ligjore parandaluese në dobi të vendit dhe qytetarëve te tij…

“Makiato protestuesit”

Keni dëgjuar ndoshta çdo ditë pallavraxhinj e qeveritarë se Kosova pas marrëveshjeve ka shtrirë sovranitetin, ose ato për liberalizimin e vizave, për shkrirjen e fluskës së fusnotës e muhalife tjera që zihen në kuzhinën qeveritare… Gjithë ato koncesionet të njëpasnjëshme dhe qytetarëve po u servohen në tavolinë “të trashët e Sulos”… Le të gjithe këto, por veç janë harruar “peçurkat” e Agim Bahtirit! Si po harrohen edhe premtimet e urës magjepese mbi Ibër që nuk u ka mbetur gjë tjeter qytetareve vetem me “pëshurrë” në te, ndoshta sjellë më shumë fat, thënë të drejtën ky proces i natyrshëm fiziologjik mund të bëhet edhe para dyerve qeveritare, ndoshta u ndalet turri ngapak, sepse që nga mengjesi e deri ne perfundim të orarit të punës okupojnë sheshin, është protesta më masive e zyrtarëvve dhe shërbyesëve publik të Qeverisë, e ashtuquajtur “makiato protesta”, herë e madhe e herë e vogël… Nëse nuk besoni këqyrjauni surratin dhe kravatat guxhë rreth qafës…

Related Posts

You may also like

Ja kur mund të lëvizin qytetarët pa viza

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë,