Kosova dje u bë temë diskutimi në Moskën zyrtare, mes presidentit të rus, Vladimir Putin gjatë konferencës së përbashkët që e pati me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Aty Putin iu drejtua Guterresit se është njoftuar tërësisht me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për situatën në Kosovë.
”Unë jam shumë i njoftuar për krejt dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB, për situatën në Kosovë. Më kujtohet shumë mirë vendimi i GJND-së për Kosovën ku thotë ‘nuk duhet të kërkohet leje apo pyeten autoritetet qendrore pra për të deklaruar sovranitetin në këtë vend a territor kjo për të zbatuar të drejtën për vetëvendosje’ ”.
”Kjo saktë është shënuar në vendimin për Kosovën dhe ky vendim është pranuar nga të gjithë”.
”Unë personalisht i kam lexuar të gjitha deklaratat e komentet e vendimit të bëra nga të gjitha trupat ligjore, politike e administrative të bëra mbi rastin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Bashkimi Evropian”.
”Nëse është kështu atëherë republikat e Donbasit pra republikat popullore te Donetsk e Luhansk kanë të drejtën e njëjtë, pra, pa kërkuar lejen e autoriteteve qendrore në Kyiv, të deklarojnë sovranitetin e tyre. Sepse rasti tanimë ekziston”.
”Ju po pajtoheni apo?”, i drejtohet Putin, Guterresit, përcjell klankosova.tv.Teksa vet sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i përgjigjiet presidentit rus, Vladimir Putin me ”Pikë së pari zotëri president, OKB-ja nuk e pranon Kosovën”.
Kurse reagimi i Putinit qe i menjëhershëm.
”Por, gjykata e pranon. Shumë shtete e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës ky është fakt. Kështu kanë bërë plot shtete perëndimore. Ne kemi bërë njëjtë me republikat e Donbasit”.
”Pas këtij pranimi ata na kanë kërkuar ndihmë ushtarake kundër vendit që po bënte operacione ushtarake kundër tyre. Ne ishim të thirrur ta bëjmë një gjë të tillë sipas artikullit 51.7 të OKB-së”.