Sot, në mbledhjen e 32-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, janë miratuar masat e reja anti-Covid, shkruan Kosova Post.
Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar edhe zyrtarisht se procesi i fillimit të vitit të ri shkollor është shtyrë deri më 13 shtator.
“Tani jemi të detyruar që paralelisht me vaksinimin masiv të marrim masa kufizuese që sikurse në fillim të qeverisjes sonë kanë për qëllim ndërprerjen sa më të shpejtë të trendit të rritjes dhe më pastaj uljen e tij.
Që të parandalojmë përhapjen e virusit te të rinjtë, jemi të detyruar ta shtyjmë fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Kurti./KosovaPost/