Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur që të marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Pas kësaj, u intonua himni i Kosovës, derisa flamuri kosovar u ngrit më së larti.
Mediat serbe ndërkohë, i janë referuar shtetit tonë si “E ashtuquajtura Kosovë”, derisa raportuan për këtë fitore të madhe.
B92 është mediumi i cili ka raportuar se pas Majlinda Krasniqit në Rio, tani edhe Distria Krasniqi ka arritur të bëhet kampione olimpike nga Kosova.
E ashtuquajturi Kosova fiton të artën në Tokio”, është titulli i këtij mediumi.
Ndryshe, Distria Krasniqi që ka e ka ngritur në piedestal Kosovën në Tokio aty ku janë mbledhur ajka e sportistëve të botës, por ja që Kosova është mbi të gjithë.
Krasniqi që garon deri 48 kilogramë në, në finale e ka mposhtur xhudisten japoneze Funa Tonaki.bs