Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), radikali Vojislav Sheshel ka kërkuar që ushtria serbe të futet në Kosovë.
Sheshel në televizionin serb “TV Happy” ka folur për ndalimin e hyrjes në Kosovë të nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiq, duke thënë se ushtria serbe duhet të hyjë në Kosovë, transmeton Gazeta Express.
Më vonë, në një konferencë për media, Sheshel tha se pajisja e Kosovës me armatim nga Gjermania paralajmëron përgatitje për fillimin e një luftë të re.
“Ne duhet ta marrim atë shumë seriozisht dhe duhet të jemi të gatshëm për çdo eventualitet”, tha Sheshel në selinë e partisë së tij.