Gjeli i detit si duket do të vijoj të mbetet mbreti i tryezave të shqiptarëve në natën e ndërrimit të viteve edhe këtë vit. Kërkesa ka patur plot, por çmimet këtë vit kanë ndryshuar.
Në natën të Vitit të Ri, qytetarët ankohen për çmime të larta, ndërkohë që gjeli i detit duket se do të mungojë në shumë tavolina, transmeton Kosova Post.
Problematika të mëdha janë konstatuar në shumë qytete të Kosovës. Sot gjeli i detit ofrohet në treg me 8 euro për kilogramë.
Blerësit pohojnë se fenomeni i rritjes së çmimeve gjithmonë ka qenë prezent në prag të festave, por kjo rritje sipas tyre është abuzive.
Nga ana tjetër tregtarët shprehen se kjo rritje çmimi është e detyruar, pasi ata kanë shpenzuar për rritjen e tyre.