Kuvendi i Kosovës, të enjten do të mbajë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me çmimin e energjisë elektrike, me kërkesë të partive opozitare.
Në mbledhjen e parë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës për këtë vit nuk pati konsensus ndërmjet partive politike për të mbajtur seancë të rregullt plenare.
Pas mbledhjes së kryesisë, partitë opozitare kanë kritikuar qeverinë për dështim.