Po hetohen qindra raste të helmimit nga bakteret Salmonella, të cilat mendohet se vijnë nga çokollata Kinder Surprise në formë veze në vende të ndryshme të Europës. Në shumë vende është vendosur që të tërhiqen çokollatat në fjalë deri në përfundimin e hetimeve, transmeton KosovaPost.
Specialistja e Sëmundjeve Infektive dhe Mikrobiologjisë Klinike Assoc. Dr. Süda Tekin tha, “Nga ky helmim mund të shkaktojë vdekje te personat me imunitet të kompromentuar dhe fëmijët shumë të vegjël ose nëse diagnostikohet vonë. Në rastet që shkaktojnë perforim në zorrë, duhet shkuar patjetër në spital. ”
Dyshimi i salmonelës në çokollatat në formë veze të quajtura Kinder Surprise, e cila është në pronësi të prodhuesit të çokollatës Ferrero dhe e prodhuar në Turqi, ka krijuar panik në Evropë. Bëhet e ditur se veçanërisht fëmijët janë dërguar në spital. Mësohet se me shfaqjen e 63 rasteve të salmonelës në Britaninë e Madhe, u vendos që të tërhiqeshin produktet Kinder Surprise në përmasa dhe paketa të caktuara./KosovaPost/