Raportet mes Antonio Contes dhe presidentit të Juventusit Andrea Agnelli prekën fundin në gjysmëfinalen e kthimit të Superkupës së Italisës mes Juventusit dhe Interit që përfundoi në barazim pa gola, rezultat që kualifikoi bardhezinjtë në finalen e madhe. Irritimi i trajnerit të Interit nisi në minutat e para të ndeshjes kur zikaltrit pretenduan për një 11-metërsh pas rrëzimit të Lautaro Martinez brenda zone.
Conte u shfaq shumë i revoltuar dhe nga aty nisën edhe ofendimet në distancë mes tij dhe Agnellit që morën përmasa më të mëdha në fundin e pjesës së parë dhe në fundin e gjithë takimit.
Leonardo Bonucci, mbrojtësi i Juventusit, iu drejtua me këto fjalë ish-trajnerit të tij: “Conte, respekto arbitrin, duhet ta respektosh atë”. Vetë tekniku i Interit, për mikrofonat e Rai Sport deklaroi në fund të ndeshjes:
“Nuk kam fjalë, thjesht duhet të ketë më shumë sportivitet dhe respekt për ata që punojnë. Te Juventusi duhet të thonë të vërtetën. Arbitri i katërt dëgjoi gjithçka dhe e pa se çfarë ndodhi gjatë gjithë ndeshjes”.
Nuk munguan “xixat” në pushimin mes pjesëve mes Contes dhe presidentit të Juventusit, Andrea Agnelli. Kreu i pankinës së Interit është kapur edhe nga kamerat, teksa ngre gishtin e mesit në fundin e pjesës së parë.
Në mediat italianë raportojnë se Conte e ka pasur pikërisht me numrin një të klubit bardhezi, i cili në fund i është kthyer keq duke i thënë ta futë në b***ë atë. Situata aspak të këndëshme këto që mund të përfundojnë në axhendën e gjykatësit sportiv i cili mund të dënojë si Conten ashtu edhe Agnellin.
Il gestaccio di #Conte all’intervallo 😶 pic.twitter.com/KPPeDtLTx3
— Romeo Agresti (@romeoagresti) February 9, 2021
https://twitter.com/juvecanal2/status/1359262103165693956