E mërkura ka shënuar 221 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe një rast të vdekjes si pasojë e këtij virusi.
Shtimi i rasteve pozitive ditët e fundit ka bërë që edhe vlerat e rasteve aktive me COVID-19 të shkojë lart.
Aktualisht në vend janë 888 persona që janë të infektuar me virusin korona.
Në mes datash 3 dhe 4 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë dhënë në mbarë vendin 14 mijë e 616 vaksina.