Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka rezultuar negativ për COVID-19. Biden doli pozitiv me koronavirus më 21 korrik, ndërkohë që 6 ditë më pas doli nga izolimi, por në 30 korrik rezultoi pozitiv sërish.
79-vjeçari nuk shfaqi simptoma herën e dytë.
Pasi rezultoi negativ herën e parë, Biden vlerësoi rolin e vaksinave për kalimin lehtë të virusit dhe krahasoi veten me Donald Trump, i cili u dërgua në spital.
“Thelbi është ky: kur paraardhësi im u infektua, e dërguan me helikopter në spital. U sëmur rëndë. Fatmirësisht, u shërua. Kur u infektova unë, vijova të punoja në Shtëpinë e Bardhë. 5 ditë kam punuar. Ndryshimin e bëri vaksinimi, sigurisht”, shprehej Joe Biden./A2