Turqia heq të gjitha masat lidhur me COVID-19 për udhëtimet drejt këtij vendi.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
MEPJ njofton se, duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.
Gjithashtu, MEPJ thekson se, udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje./ATSH