Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka përfshirë 16 vende dhe ishuj, përfshirë Greqinë, Irlandën, Libinë dhe Iranin, në listën e “vendeve me rrezik të lartë”, ku qytetarët këshillohen “të shmangin të gjitha udhëtimet” për shkak të epidemisë së Covid-19, transmeton KosovaPost.
Vendet e shtuara në “Nivelin 4” të listës së CDC-së janë Andorra, Greqia, Irani, Irlanda, Kazakistani, Libia, Malta, Lesotho dhe Kuraçao (Antilet Holandeze), Gjibraltari, Guadalupë, Ishulli i Manit, Martinika, Shën Bartolome, Ishujt Virxhinia të SHBA dhe Ishujt e Shën-Martinit.
Duke theksuar se udhëtimi në vendet dhe ishujt në fjalë paraqet rrezik për shkak të numrit të lartë të rasteve të Covid-19, CDC rekomandon shmangien e udhëtimeve në këto vende.trt