Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka humbur jetën vetëm një pacient i infektuar me covid-19. Ndërkohë nga 2103 testime ka rezultuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 4 persona.
Ministria e Shëndetësisë raporton se numri i të shëruarve gjatë 24 orëve është 38 persona, ndërkohë që bëhet apel për qytetarët që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19.
Njoftimi i MSH:
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.abcnews