Presidenti i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se deklaratat e udhëheqësve të Kosovës para bisedimeve në Bruksel, janë bombastike, por nuk janë asgjë e re. Siç thotë ai, është një përpjekje për të vendosur temën e dialogut në plan të dytë, meqë sipas tyre ka tema të tjera më të rëndësishme të flitet para dialogut, transmeton Kosova Post.
‘Kështu ka qenë gjithmonë në Bruksel’, tha Daçiq për “Novo jutro”.
Ndërkohë, paralajmërimet e Kosovës për padi për gjenocid ndaj Serbisë, Daçiq I quan ‘qesharake’.
“Nëse do të kishin një bazë ligjore, ata do ta kishin ngritur atë çështje shumë kohë më pare”, deklaroi Daçiq.
Ai shtoi se Serbia po përballet me “ditë të vështira” sepse, siç vlerësoi ai, ka “presione të shumta nga palë të ndryshme”.
Kryetari i Asamblesë thekson se Serbia pritet të jetë “në njërën anë”, kështu që vendi ynë është nën presion të vazhdueshëm në atë kuptim.
“Ata po na bëjnë presion në mënyra të ndryshme, duke filluar me faktin se BE nuk hapi asnjë kapitull në negociatat me Serbinë, edhe pse ne u përpoqëm sa më mirë. Është e qartë se ekziston një agjendë e disa vende perëndimore dhe kjo se çshtje atyre nuk iu intereson aq shumë”, theksoi Daçiq për tv pink. Daçiq, kujtoi kështu se si Presidenti Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar të çartësohen specifikisht përspektiva e së Serbisë për integrime Evropiane, por ai nuk mori asnjë përgjigje.
Daçiq, poashtu vuri në dukje se presioni ndaj Serbisë filloi me caktimin e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në ditën e dënimit të Gjeneralit Ratko Mlladiq.
“Me këtë, ata donin ta poshtëronin dhe sulmonin Serbinë sa më shumë që të ishte e mundur. Është mirë që Presidenti i Serbisë gjithashtu mori pjesë në këtë seancë, sepse fjala e tij do të thotë më shumë dhe ishte e nevojshme një përgjigje e qartë ndaj sulmeve, të cilat janë të pakuptimta. Serbia ekstradoi disa presidentë dhe shumë gjeneralë në Tribunalin e Hagë”, tha Daçiq./Kosova Post/