Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, deklaroi se ishte kundër ndërprerjes së dialogut me Kosovën dhe vuri në dukje se Beogradi nuk duhet ta bëjë këtë, por se duhet të kërkojë nga Bashkimi Evropian të deklarohet nëse qëndron prapa Marrëveshjes së Brukselit , në të cilën ndërmjetësoi si garantuesi zbatimit, transmeton Kosova Post.
Daçiq ka deklaruar sot për “Politika” Daçiq tha se është e pakuptueshme për të që pas kaq vitesh që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit, vetëm Serbia duhet ta respektojë marrëveshjen.
“Është e pakuptueshme që vetëm Serbia është faktor konstruktiv, kurse pala tjetër refuzon të zbatojë atë që është arsyeja jonë për pranimin e marrëveshjes – formimi i Unionit të Komunave Serbe,” vuri në dukje Daçiq.
Ai vuri në dukje se BE “as nuk dëgjon as nuk njofton”, por vetëm paralajmëron të dyja palët, ndërsa duhet të paralajmërojë ose sanksionojë palën që shkel marrëveshjen.
Ai kujtoi se javën e kaluar, autoritetet e Kosovës dërguan njësitë sepciale në veri pa asnjë njoftim, që është një shkelje e drejtpërdrejtë e të gjitha marrëveshjeve.
“Pyetja e duhur është nëse BE mendon se marrëveshja e Brukselit është aktuale apo jo. Dhe është e drejtë që ata të na e thonë këtë, “përfundoi Daçiq, ish -kreu i diplomacisë serbe.sh.o./Kosova Post/